Rregullat dhe Kushtet e Përdorimit
Kujdesi ndaj klientit
Ne vlerësojmë shumë zgjedhjen tuaj për të blerë në dyqanin tonë dhe jemi këtu për t'ju ndihmuar në çdo mënyrë të mundshme.
Kjo kategori përmban informacione të rëndësishme për mënyrën si mund të na kontaktoni, rregullat dhe politikat e ALED, metodat e pagesave si dhe kujdesi ynë ndaj klientit.
ALED kujdeset që përvoja juaj pranë dyqaneve tona të jetë sa më e këndshme. Për çdo porosi, informacione si dhe sugjerime, mos nguroni të na kontaktoni:
Tel.: +355 6977 77767 ose përmes
E-mail: aled.shkoder@gmail.com.
Privatësia dhe Siguria - Mbrojtja e të dhënave personale
ALED i kushton vëmendje të veçantë privatësisë dhe sigurisë së të dhënave personale të klientit. Pas çdo blerje, ALED kujdeset të mbrojë dhe ruaj të dhënat e klientit. Të dhënat tuaja personale si emri, adresa, numri i telefonit, dhe informacione të tjera të ndjeshme, ruhen dhe përpunohen në harmoni me ligjin e aplikueshëm në Republikën e Shqipërisë përkatësisht Ligjin Nr. 9887 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Siguria e pagesave:
ALED kuron përdorimin e metoda të sigurta dhe të besueshme për pagesat. Kur kryeni pagesat në dyqanet tona, informacionet tuaja financiare përpunohen në mënyrë të sigurt në përputhje me standardet e sigurisë.
Transporti dhe dërgesa e porosisë
Ne ofrojmë mënyra të ndryshme për transportin dhe dërgesën e porosisë për të siguruar që produktet tuaja të mbërrijnë në adresën tuaj sa më pare dhe në mënyrë të sigurt.
Kostot e transportit:
Kostot e transportit varen nga vendndodhja juaj dhe peshat e produkteve të porositura. Ju lutemi të na kontaktoni për të marrë informacion mbi kostot e transportit për porositë tuaja specifike.
Koha e dërgesës:
Koha e dërgesës varet nga vendndodhja juaj si dhe mënyra e transportit të përzgjedhur nga ju. Për dërgesat brenda Shqipërisë, koha e pritjes së zakonshme është 2-3 ditë kalendarike nga momenti i konfirmimit të porosisë.
Dërgesat ndërkombëtare:
Ne gjithashtu ofrojmë dërgesa ndërkombëtare për klientët tanë jashtë Shqipërisë. Ju lutemi të na kontaktoni për të marrë informacion mbi kostot dhe kohën e dërgesës si dhe specifikimin e vendndodhjes suaj.
Kujdesi ndaj produktive:
Ne jemi të përkushtuar për të siguruar që produktet tuaja të mbërrijnë në gjendje korrekte. Për çdo problem apo dëmtim të produktit gjatë transportit, ju lutemi të na kontaktoni menjëherë për të marrë ndihmën tone.
Vini re: Ju lutemi të keni parasysh se disa kufizime ose rregulla të veçanta mund të aplikohen për dërgesat ndërkombëtare. Për informacion më të detajuar ose për të bërë një porosi, ju lutemi të na kontaktoni.
Mënyrat e Pagesës
Mënyrat e Pagesës:
Ne ofrojmë disa mënyra të ndryshme për të kryer pagesën për blerjet tuaja:
a) Para në dorë: Kryeni pagesën në momentin e marrjes së produktit në cash.
b) Pagesë në llogarinë bankare: Mund të kryeni pagesën në llogarinë tonë bankare të specifikuar.
c) Kartë bankare: Pranojmë pagesat me kartë bankare, duke përfshirë kartat debiti dhe krediti të të gjitha llojeve.
Të nderuar klientë: Ju lutemi të keni parasysh se disa mënyra pagese mund të kenë kufizime ose kosto shtesë. Për informacione më të detajuara, ju lutemi të na kontaktoni pa hezituar.